Ilir Baldedaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Ilir Baldedajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim rastin e asamblistit të Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ilir Baldedaj, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Baldedaj pas hulumtimit të KALLXO.com, nga Gjykata Themelore në Prizren ishte dënuar me burgim efektiv prej 10 muajve.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se kjo lëndë i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe vendosje.

Prokuroria në Prizren kishte ngritur aktakuzë pas një hulumtimi të KALLXO.com në shkurt të këtij viti se si asamblistët e mandatit të kaluar nuk i kanë kthyer laptopët pas përfundimit të mandatit.

Hulumtimi tregonte se kjo përbënte shkelje ligjore sipas rregullores për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Prokurorisë në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Hulumtimin e KALLXO.com mund ta lexoni në këtë LINK.

Hulumtimi i KALLXO.com për laptopët rezulton me aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ramadan Mujës

Ish-drejtori komunal në Prizren liron pozitat në AAK, pasi u dënua me burg pas hulumtimit të KALLXO.com