Boris Johnson - Foto: Rtv21

Gjykata britanike vendos: Pezullimi i parlamentit ishte veprim i paligjshëm

Vendimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të pezulluar punën e parlamentit, ishte veprim i paligjshëm.

Kështu ka vendosur Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe.

Kryeministri Johnson e pezulloi punën e parlamentit për pesë javë në fillim të këtij muaji.

Por, Gjykata tha se është e paligjshme të ndalosh parlamentin të kryejë detyrat e tij.

Kryetarja e Gjykatës, Lady Hale tha se “efektet në themelet e demokracisë së vendit ishin ekstreme”.