Liqeni i Ujmanit

Gjuriqi flet për dy asetet e Kosovës, Ujmanin dhe Trafostacionin e Valaçit

Marko Gjuriq, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka përmendur dy asete të Kosovës- Ujmanin dhe Trafostacionin në Valaç, në debatin e brendshëm politik rreth vendimit të Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E) për t’ia njohur Kosovës kufinjët energjetik.

Me 20 Prill, në ENTSO-E është votuar marrëveshjen e re e Kyçjes së KOSTT-i dhe ENTSO –E. Përmes kësaj marrëveshje është arritur pavarësia energjetike, pasi tashmë Kosovës ju kanë njohur kufinjët energjetik.

Gjuriq ka thënë se vendimi i ENTSO-E ishte një “betejë”, por ai ka thënë se Serbia do t’i arrijë qëllimet e veta në Kosovë.

“Do të ruajmë Ujmanin dhe trafostacionin Valaç, përkundër atyre që nuk kanë ruajtur asgjë, dhe të cilët i gëzohen vuajtjeve të vendit dhe popullit të tyre, në mënyra duke sulmuar pushtetin”, ka deklaruar Marko Gjuriq shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, raporton KosSev.info.

Ai ka deklaruar se “përkundët që strukturat politike dëshirojnë që Serbia të humb betejën për Ujmanin dhe Valaçin, megjithatë për fatin e tyre të keq, ne do të fitojmë këtë betejë “.

Gjuriq thotë se Serbia do të ruaj “Ujmani” njëjtë qysh ka pas sukses me fushat tjera të Serbisë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjuriq ka deklaruar se do të fitojnë betejën për Ujmanin “siç i kemi fituar betejat për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë të Kosovës, dhe siç kemi penguar anëtarësimin e Kosovës në 11 organizata të mëdha ndërkombëtare”.

Gjuriq kishte reaguar ashpër edhe ndaj marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për energjinë elektrik  në nëntor të vitit 2019.

Marrëveshja për Energji është njëra prej marrëveshjeve të arritura në mes të Serbisë dhe Kosovës në dialogun disavjeçar.

Kjo Marrëveshje, e arritur në vitin 2013, nuk ishte zbatuar kështu duke sjellur pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës qoftë në menaxhimin e sektorit të energjisë apo edhe financiare.

Kanë kaluar 4 vjet që kur është finalizuar dhe testuar linja interkonektive 400 kilovoltëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës, mirëpo ajo nuk po mund të shfrytëzohet për shkak të pengesave nga Serbia.

Projekti i ndërtimit të autostradës energjetike Kosovë-Shqipëri kishte kushtuar 33.5 milionë euro vetëm në pjesën e Kosovës dhe financimi i saj ishte bërë nga Qeveria Gjermane. 16.5 milionë dollarë kanë qenë grant, ndërsa 17 milionë euro kanë qenë kredi komerciale afatgjate me kushte kredituese të buta që është dhënë përmes Bankës për Zhvillim (KfË). Ngjashëm, Qeveria Gjermane nëpërmjet KfË-së gjithashtu ka financuar pjesën e linjës në anën e Shqipërisë.

Ndërtimi i Liqenit të Ujëmanit që ishte finalizuar në vitin 1984 është financuar nga Kosova dhe një kredi e siguruar nga Banka Botërore. Aktualisht ky liqen është një prej aseteve më të rëndësishme të Kosovës për shkak të furnizimit me ujë të një pjesë të Kosovës, qoftë për pije bujqësi apo industri. Liqeni u Ujëmani është në Kosovë dhe menaxhohet nga ndërmarrja Publike “Ibër-Lepenci”. Nga ky liqen furnizohen me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës si dhe është arteria kryesore për furnizim të KEK-ut më ujë. Përveç kësaj është ndërtuar edhe një Hidrocentral më kapacitet të instaluar prej 35 megavat.