Marko Gjuriq - Foto: REL

Gjuriq i reagon ambasadorit Edon Cana

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj një postimi të ambasadorit të Kosovës në Bullgari, Edon Cana, i cili e kishte komentuar mënyrën e festimit të tenistëve serbë.

Tenistët serbë në finalen e ATP në Australi kanë kënduar këngë nacionaliste.

Gjuriq përmes një postimi në Twitter ka thënë se reagimi i ambasdorit Cana ndaj tenistit Novak Dokoviq, është një lloj ‘armiqësie”.

“Të shfaqësh një armiqësi të tillë ndaj një atleti që vazhdimisht demonstronte pakënaqësinë e tij personale ndaj urrejtjes, intolerancës dhe kufijve mes njerëzve është një demonstrim i mirë i karakterit të vërtetë të njerëzve të tillë”, ka shkruar ai.

“Ata duan ta ndalojnë Novak Dokoviq, i cili është me origjinë nga Kosova, nga të qenurit krenar për rrënjët e tij vetëm sepse është serb”, ka shtuar Gjuriq.

Cana ka shkruar dje në Twitter se këndimi i këngëve nacionaliste nga tenistët serbë është gjest primitv.

“Pas Kënga e Marshit Ushtarak ata vazhduan me Kosovën. Ju mund të jeni fitues i ATP por ende thellë mbeteni primitiv, nacionalist dhe shovinist i zakonshëm i Ballkanit! Jo rastësisht Novak Djokoviq ka qenë më pak i pëlqyeri dhe dashuria kampion Tenis në Histori”, ka shkruar Cana.