Gjuriq fton serbët e Kosovës që të dalin të votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, tha sot se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit janë thelbësore për serbët.

Siç raporton Tanjug, Gjuriq ka thënë se këto zgjedhje po ashtu ruajnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Ai ka shtuar se 10 vende janë të rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës, duke ftuar të gjithë serbët që të dalin të votojnë si dhe të qëndrojnë të bashkuar.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës do të mbahen me 6 tetor. Deri te zgjedhjet erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dhe shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në këto zgjedhje do të votojnë vetëm personat që kanë dokumente të Kosovës.

KQZ: Në zgjedhjet e 6 tetorit do të votojnë vetëm ata që kanë dokumente të Kosovës

.