Marko GJuriq - Foto: REL/AP

Gjuriq – Fotografia me Sveçlën e realizuar nga PDK-ja, qëllimi i tyre konfliktet

Pas publikimit të fotografisë në të cilën shihet drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe anëtari i VV-së Xhelal Sveçla, qëndron PDK.

Kështu ka thënë në një interviste për TV Prva, Marko Gjuriq pas kthimit të tij nga Tirana, raporton Kossev.

Siç shpjegon Gjuriq, qëllimi i fotografisë ishte përllogaritja e PDK-së me LVV-në dhe përpjekja për ta portretizuar LVV-në si një parti të paqëndrueshme.

Për anëtarin e Kryesisë së VV-së Gjuriq ka thënë se Sveçla është ekstrem, por që ai, ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë politikë nga Kosova, ka marrë pjesë në të tilla një ngjarje.

“Zotëri Sveçla është njëri nga politikanët shqiptarë më ekstrem, në thelb është një separatist, njëri nga bashkëpunëtorët më radikal të Albin Kurtit, njeri i cili mbron Pavarësinë që mbron edhe masat më të frikshme të reciprociteti, por ai ishte pjesëmarrës në atë tryezë”, tha ai.

Tutje Gjuriq ka thënë që PDK-ja nuk ka marrë pjesë në këtë takim, duke shtuar se ata janë përgjegjës për publikimin e fotografisë.

“PDK, Thaçi dhe Veseli, ndryshe nga takimi i mëparshëm në Shkup në shtator, nuk e dërguan përfaqësuesin e tyre, por, për mrekulli, ata dërguan dikë në darkë për një foto dhe më pas përdorën një stuhi politike për përballjen e tyre të brendshme me Vetëvendosje  për të treguar se sa moralistë janë ata, ndërsa për ti paraqitur VV- si në vazhdimësi si separatisë”, tha Gjuriq.

Ai theksoi se pjesëmarrësit e takimit nuk diskutuan dialogun Beograd-Prishtinë ose qeverinë e ardhshme, por diskutuan bashkëpunimin rajonal dhe mënyrën e krijimit të marrëdhënieve përgjithësisht më normale.

Të shtunën është publikuar një fotografi në të cilën shihen të ulur në një taviolinë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe Marko Gjuriq Shefi e Zyrës së Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

Pas shumë kritikave që morri për këtë fotografi, Sveçla ka thënë se është pjesëmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

“Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku janë ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit”, ka deklaruar Sveçla.

LVV sqaron- Fotoja e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin nga një konferencë

.