Xhuxheviq: Kosova ka mungesë të ligjeve për hidro-energji

Emisioni i sotëm i “Jeta në Kosovë” trajtoi temën e ndotjes së ambientit.

Osman Xhuxheviq, hulumtues në temën e hidro-energjisë, ka treguar në emisionin “Jeta në Kosovë” se në Kosovë ka mungesë të ligjeve për trajtimin e hidro-energjisë.

“Ka shumë mangësi në legjislacion. Është pak e pamundur për çfarëdo hulumtuesi me anashkalu këtë pjesën kur hulumton se janë krijuar legjislacione të atij lloji që favorizojnë operatorët për të eksploruar këto resurse të ujit”, tha ai.

Ai ka treguar edhe ndikimet e ndërtimit të hidrocentraleve.

“Implikimet negative tek ndërtimi i hidrocentraleve të vogla nuk kanë të bëjnë me pjesë teknike, me resurse të ujit por kanë të bëjnë edhe me çështjet sociale ku krijojnë konflikte shoqërore”, ka shtuar Xhuxheviq.

www.kallxo.com