Foto: Ilustrim

Gjuan në aheng, i konfiskohet arma AK-47 dhe një karikator me 19 fishekë

Një burrë është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Sibovc të Podujevës, njofton Policia.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë AK-47 dhe një karikatorë me 19 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari me vendim të Prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.