Ilustrim

Gjuan me armë zjarri në ajër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka shtënë më armë zjarri në ajër.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga i dyshuari kanë konfiskuar një revole me karikator me gjatë fishekë.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:25 në rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë.

Tutje është thënë se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit.

Gjithmonë duke iu referuar raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.