Ilustrim

Gjuan me armë viktimën, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:33 ku i arrestuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Se cilat janë motivet e kësaj ngjarje, në raportin 24-orësh policor është thënë se ende janë panjohura.

Policia ka treguar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 6 copë fishekë dhe një gëzhojë.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.