Foto: Ilustrim

Gjuan me armë në aheng, arrestohet

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri gjatë një ahengu familjar.

Atij i është konfiskuar një pushkë tip Kallashnikov AK-47 dhe dy gëzhoja.

Pas intervistimit për armëmbajtje pa leje, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të Prokurorit.