Arkiv - Armë e konfiskuar nga Policia e Rajonit të Pejës, Foto: Policia e Kosovës

Gjuajtje me armë zjarri nga dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi që kishin gjuajtur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur dje në magjistralen Pejë-Rozhajë.

Policia njofton se gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarve, u është gjetur dhe konfiskuar një revole, shtatë fishekë, dy gëzhoja dhe një predhë.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.