Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gjuajtje me armë zjarri në veri të Mitrovicës, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Gushavc në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur dje pas mesnate.

Sipas raportit policor, dy të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri ndërsa policia në bashkëpunim me banorët kishin identifikuar të njëjtit dhe më pas është bërë edhe arrestimi.

Njësitet policore gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar sende të ndryshme: një pistoletë me karikator, 7 fishekë, një palë dara, një levë, një portofol lëkure me dokumentacion, lidhëse plastike, një palë dorëza dhe një kapelë të zezë.

Njëri nga të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tjetri ka refuzuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.