Ilustrim

Gjuajtje me armë zjarri në rrugën Prishtinë-Pejë

Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.

Policia e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë  drejtimi për Pejë, në hyrje të fshatit Henc, ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri.

“Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar dhe policia po kryen hetime intenzive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.