Gjuajtje me armë zjarri në Qendrën e trajnimit në KEK

Punëtori i sigurimit në Qendrën e trajnimit në Korporatën Energjetike të Kosovës në Obiliq është ankuar në Policinë e Kosovës duke thënë se dje gjatë ditës ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, më 5 nëntor 2022, rreth orës 08:25 ka pranuar informatën nga ankuesi.

“Ankuesi, punëtor i sigurimit ka informuar se ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur një qen i ngordhur dhe dyshohet që është i qëlluar me armë zjarri.

Policia ka thënë lidhur me rastin, njësitet e nevojshme janë duke e hetuar ngjarjen e iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.