Gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se sot në orët e para të mëngjesit, në Kaçanik ka arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Strazhë të Kaçanikut ka gjuajtje me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia sqaron se, janë ndërmarrë  veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të fshatit Strazhë.

“Aty ka ndaluar disa persona për kontroll, ndërsa ke i dyshuari me inicialet B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, pa fishekë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.