Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka bërë të ditur se nga informatat e para, dyshohet se një person rreth 35 vjeçar deri sa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë 2 herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani ne drejtim të një supermarketi.

“Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja”, ka thënë Veseli.

Rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se mbrëmë në Ferizaj është vrarë një person 30 vjeçar me armë zjarri.

Dosja e Prokurorisë: Djegja e makinës së Butës, motivi i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj