Ilustrim

Gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar, arrestohen tre persona në Malishevë  

Tre burra janë arrestuar, të enjten më 26.09.2024, pasi dyshohet se në një aheng familjar kanë shtënë me armë zjarri. 

Rasti raportohet të këtë ndodhur më 18.08.2023 rreth orës 23:50 në Malishevë. 

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, të lëshuar më 27.09.2024.

Policia njofton se ka sekuestruar një pitoletë me gaz dhe se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike edhe sivjet ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave nëpër festa me slloganin “Festo me zemër, jo me armë”.