Foto-ilustrim

Gjuajtje me armë zjarri drejt shoferit të një furgoni në Gjakovë

Një person ka shtënë me armë zjarri drejt një shoferi të kombi-busit në Gjakovë në rrugën “Gaspër Karaqi”,  sonte rreth orës 19:22.

Rastin e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë, nga gjuajtja me armë nuk pati të lënduar.

“Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyrë hiri (sipas një dëshmitari) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar”, thuhet në njoftim.

Deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin, ndërkaq Policia po merret me rastin./21Media