Ilustrim, Gëzhoja plumbash

Gjuajtje me armë nga vetura në lëvizje në Suharekë

Një rast i gjuajtjes me armë nga një veturë në lëvizje në drejtim të tre personave ka ndodhur pasditen e djeshme në Shirokë të Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, tre persona kanë raportuar në polici se derisa kishin qenë duke lëvizur me veturë, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Në lidhje me këtë rast, në raportin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.