Gjuajtje me armë në Vushtrri, arrestohen dy të mitur

Një i mitur është arrestuar mbrëmë në Vushtrri, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër, pas një mosmarrëveshjeje mes disa të rinjve.

Policia e Kosovës ka konfiskuar armën e llojit pistoletë, pesë fishekë dhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur nga i dyshuari.

Për këtë rast është arrestuar edhe një i mitur tjetër. Sipas policisë dy të dyshuarit janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.