Foto: KALLXO.com

Gjuajtje me armë në Prishtinë, një veturë qëllohet disa herë nga plumbat

Një gjuajtje me armë ka ndodhur para rreth një ore në rrugën  “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka bllokuar zonën dhe po e heton rastin.

Siç shihet në pamje, një veturë është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Vrimat janë në derën kah ulësja e shoferit por edhe në pjesë të tjera.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë incident.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com