Ilustrim

Gjuajtje me armë në një aheng familjar, sekuestrohen 33 gëzhoja

Policia e Kosovës ka raportuar se janë gjetur dhe sekuestruar 33 gëzhoja, një pistoletë me gas dhe dy
plumba, pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin është intervistuar një burrë, i cili me vendim të prokurorit është liruar.