Foto: KALLXO.com

Gjuajtje me armë në ndejën me muzikë në Ballaban, Policia gjen armë e municione

Policia e Kosovës ka pranuar mbrëmë një informacion për gjuajtje me armë zjarri në një shtëpi në Ballaban të Prishtinës, ku kishte pasur muzikë.

Njësitë policore pas pranimit të informatës kanë hyrë në një shtëpi ku janë takuar dhjetë persona.

Në atë shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri, 4 fishekë të pistoletës me gas, nëntë fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 18 gëzhoja të fishekëve.

Lidhur me rastin dy të dyshuar janë sjellë në stacion policor të cilët kanë deklaruar se armët janë të tyre të cilat i kishin përdorë dhe kishin qenë duke e festuar.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.