Ilustrim

Gjuajtje me armë në Komoran, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komoran të Drenasit dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë gjuajtur me armë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.