Gjuajtje me armë në fshatin Mramor, ka të plagosur

Dy persona kanë marrë plagë për shkak të gjuajtjeve me armë që kanë ndodhur pak orë më parë në lagjen Sustekë në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:30 është pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Borovci.

Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u plagosën dy persona.

“Hetuesit policerë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha në fund Borovci.