Gjuajtje me armë në Drenas

Dy persona të dyshuar po kërkohen pasi që të njëjtit sipas Policisë së Kosovës, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë thotë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Komunën e Drenasit, ndërsa viktima ka marrë lëndime trupore.

Të dyshuarit fillimisht e kanë sulmuar viktimën e më pas kanë gjuajtur në drejtim të tij me armë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.