Qendra e qytetit të Pejë - Foto: Atdhe Mulla

Gjuajtje me armë në drejtim të një veture në Pejë

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në rrugën “Zhuj Selmani” dje rreth orës 15:00, por nuk raportuar për të lënduar.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes është vërejtur se vetura është  dëmtuar nga një predhë e armës.

Rasti sipas Policisë është ende nën hetime.