Ilustrim

Gjuajtje me armë në Bellanicë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar sonte në Bellanicë të Malishevës nën dyshimin se është autori i gjuajtjeve me armë zjarri.

Policia e Rajonit të Gjakovës e ka konfirmuar rastin.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se rreth orës 20:00 Policia në Malishevë ka marrë një informatë për gjuajtje me armë në Bellanicë dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Patrulla e Policisë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, është identifikuar i dyshuari dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur një armë automatike me dy karikatorë dhe municion. Arma, municioni dhe automjeti janë sekuestruar”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Malishevë në koordinim me prokurorin e shtetit.