Ilustrim
Gjuajti në një aheng familjar, arrestohet një person në Gllarevë dhe i konfiskohet AK-47
24.8.2024 - 10:07
Policia e Kosovës njoftuar se një person është dërguar në mbajtje pasi të njëjtit i janë konfiskuar një armë e llojit AK-47, revole me gas dhe disa plumba.
Rasti ndodhi të premten më 23.08.2024 në Gllarevë të Klinës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari janë sekuestruar: një armë AK-47, një revole me gaz dhe 14 fishekë kalibrash të ndryshëm” – thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.