Foto ilustrim

Gjuajti në aheng familjar, Policia ia konfiskon pushkën automatike një personi në Podujevë

Në fshatin Gllamnik të Podujevës një burrit i është konfiskuar një pushkë automatike, pasi dyshohet se kishte gjuajtur me të në një aheng familjar.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, më 12.09.2024.

“Lidhur me rastin, me datën 12.09.2024 njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pushkë automatike me të cilën i dyshuari dyshohet se kishte gjuajtur në një aheng familjar”, – thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar ne procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 09.09.2024 rreth orës 19:00.

Ky rast është klasifikuar si “armëmbajtje pa leje” në raportin e Policisë.