Ilustrim Karabinierit, Mitrovicë, Ura e Ibrit, KALLXO.com

Gjuajti mjetin piroteknik në drejtim të karabinierëve, arrestohet i mituri

Një mjet piroteknik të cilin e kishte hedhur në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it konkretisht atyre karabinieri, i kushtoi një të mituri me arrestim nën dyshimin se kreu veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.

Ngjarja është regjistruar më 02.01.2025 në orët e vona të mbrëmjes, në Bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut.

Policia ka njoftuar se i mituri është arrestuari pasi hodhi mjetin piroteknik ndaj automjetit të karabinierit.

I dyshuari është identifikuar, arrestuar e më pas edhe është intervistuar në stacion policor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Ky i fundit pas intervistimit ka lëshuar vendimin për ta liruar në procedurë të rregullt të miturin ndërsa ndaj të njëjtit ka iniciuar veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Rasti po vazhdon të trajtohet edhe më tutje.