Gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, arrestohet i dyshuari 

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, njofton Policia.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 21.08.2024 rreth orës 21:00, në rrugën “Norbert Jokli”, në Prizren.

Siç thuhet në raportin policor, të dyshuarit F.B, Policia i ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK 47, 30 fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë të shkrepur.

Policia njofton se i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lidhur me këtë rast, Poilicia u ka bërë apel qytetarëve që mos të përdorin armët gjatë ahengjeve familjare. 

“Drejtoria Rajonale e Policisë- Prizren, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’!”- shkruhet në raportin e Policisë.