Ilustrim

Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Llaushë të Skenderajt

Një person është arrestuar dje me 24.08.2024 nga Policia e Kosovës në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasi që kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz, si dhe janë getur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.