Gjuajti me armë disa herë në aheng familjar, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se një person ditë më parë ka shtënë me armë disa herë në një aheng familjar.

Sipas Policisë, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor.

“Pistoleta me gas është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur më 15 mars në fshatin Petrovë në Shtime.