Gjuajtën me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri”, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar dje me 03.08.2024 nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri” në Kaçanik.

Sipas Policisë, pas marrjes së informatës për gjuajtje me armë, në vendin e ngjarjes janë identifikuar dy persona, njëri me inicialt R.V., i moshës 23 vjeçar dhe tjetëri E.V., i moshës 18 vjeçar.

Tek të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë, me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës”

Policia ka inkurajuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe sa herë që kanë infomacione për vepra penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë Policinë.