Ilustrim

Gjuajtën me armë nga vetura në lëvizje dhe largohen nga vendi i ngjarjes, policia po heton rastin

Mbrëmë në fshatin Sllatinë në Komunën e Vushtrrisë, një person ka raportuar për disa të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportuesit, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë nga vetura e cila ishte në lëvizje dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa kanë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja.

Në raportin ditor nuk tregohet nëse kanë arritur policia të identifikojnë ndonjë person të dyshuar.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar ndërsa është inicuar vepra penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.