Ilustrim
Gjuajtën me armë në dasmë, Policia fillon hetimet ndaj disa personave në Obiliq
14.8.2024 - 10:27
Policia e Kosovës ka filluar hetimet ndaj një grupi dasmorësh të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri, më 13.08.2024 në fshatin Mazgit të Obliqit.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 23 gëzhoja të kalibrit 9mm, si dhe nëntë gëzhoja të armës me gaz.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.