
Gjuajtën me armë gjatë një përleshje në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarve
17.3.2025 - 10:07
Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje të ndodhur në Prishtinë më 16.03.2025 rreth orësh 22:00, në të cilën dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
“Raportohet se gjatë një përleshje midis dy të dyshuarve meshkuj kosovarë ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.”- njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Megjithatë, sipas Policisë ka dyshime se arma e përdorur ka qenë me gaz.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz”. – bëri të ditur Policia.
Të dyshuarit janë në kërkim, teksa rasti është duke u hetuar.