Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje më armë ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 afër rrugës “Emin Duraku” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Dyshohet së gjuajtjes me armë i ka paraprirë një konflikt verbal mes disa personave dhe pastaj është dëgjuar një e shtënë”, ka thënë Hoxha.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë gjetur një gëzhojë në lokacion.

“Veprime policore, përfshirë angazhimin e forenzikës dhe hetuesisë janë në proces për të identifikuar rrethanat tjera që mund ta karakterizojnë këtë rast dhe personat potencial të përfshirë në të”, ka shtuar Hoxha.