Gjuajte me armë zjarri në Prishtinë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një rrahje që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, sot më 12.08.2024 rreth orës 06:30 në lagjen “Veternik” të Prishtinës – ka konfirmuar Policia.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KALLXO.com ka thënë se të plagosurit janë dërguar në QKUK, ndërsa Policia po punon për të identifikuar të dyshuarit.

“Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – ka thënë Ahmeti.