Ilustrim

Gjuajte me armë në "Bregun e Diellit", një i lënduar dhe 4 të arrestuar (FOTO)

Një person ka mbetur i lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar pas një gjuajtje me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje ajo ka shtuar hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Foto: Policia e Kosovës