Ilustrim

Gjuajnë me armë në dasmë, u del punë me Policinë

Gjuajnë me armë në dasmë, u del punë me Policinë

Gjatë 24 orëve të fundit të paktën në dy raste Policia e Kosovës ka reaguar pasi që ka hasur kolona të dasmorëve të cilët kanë gjuajtur me armë.

Njëri rast ka ndodhur në Drenas, ndërsa tjetri në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në kolonën e dasmorëve në Drenas, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij.

Policia ka ndalur veturën dhe kanë arritur të gjejnë dy gëzhoja të cilat janë konfiskuar si dëshmi dhe automjeti nga është gjuajtur me armë zjarri dyshohet të jetë me targa të huaja.

Ndërsa në Prishtinë, Policia e Kosovës ka pranuar një raportim se nga një kolonë dasmash ka pasur të shtëna.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka ndaluar kolonën dhe gjatë kontrollit një dasmor ka pranuar se ka shtënë me armë të cilën e ka dorëzuar me dy fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dy rastet po vazhdohen të hetohen.