Foto: Policia e Kosovës

Gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës që nxori këmbën jashtë dritares së veturës zyrtare (FOTO)

Policia e Kosovës ka gjobitur një zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës, i cili i kishte nxjerrë këmbën jashtë dritares duke penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje.

Me këtë veprim, personi zyrtar ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arritur të identifikojë personin zyrtar dhe të marr veprimet e duhura. Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor’’ thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Foto: Policia e Kosovës