Foto: Policia e Kosovës

Gjobitet shoferi, voziti mbi 100 km në orë më shpejt se që ishte e lejuar

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar shoferin, i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80km/h, drejtoi mjetin në 188 km/h.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300 euro, tre pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për tre muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 188 km/h (gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjoba është shqiptuar nga Policia e Kosovës sot në orën 05:38, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vragoli.