Ilustrim

Gjobitet shoferi, voziti mbi 100 km në orë më shpejt se që ishte e lejuar

Mbrëmë një shofer është ndaluar nga organet e rendit në Ferizaj pasi i njëjti voziti 100 km/h më shpejtë se shpejtësia e lejuar.

Sipas njoftimit të Policisë, shoferi ka kryer tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku në zonën e kufizimit 40 km/h voziti me shpejtësi 150 km/h.

Ndaj shoferit me inicialet E.A, i moshës 29-vjeçare, Policia shqiptoi një gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse heqje e patentë-shoferit. Thuhet se ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” – thuhet në komunikatën e Policisë së Ferizajt.