Matësi i shpejtësisë, Policia e Kosovës/ Facebook

Gjobitet shoferi, voziti 100 kilometra në orë më shpejtë se që ishte e lejuar

Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur një person i cili është kapur nga radari duke vozitur 220 kilometra në orë në autostradën për Ferizaj.

Sipas Policisë, shpejtësia e lejuar në atë pjesë të autostradës është 120 kilometra në orë.

Shoferi është dënuar me 300 euro dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjeteve në Kosovë.