Gjobitet shoferi që drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit

Polica e Kosovës nga Rajoni i Ferizajt ka bërë të ditur se ka gjobitur një person, i cili nën ndikimin e alkoolit, me 0.94 promila, drejtonte makinën në magjistrale Ferizaj – Shtime.

“Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro, 2 pikë negative dhe gashtë (6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia u bën thirrje shoferëve që të mos i drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit, ndërsa fton qytetarët që të denoncojnë shkelësit e rregullave në trafik.