Gjobitet shoferi, lejoi pasagjerët të dalin në dritare të veturës gjatë vozitjes

Policia e Kosovës ka gjobitur një qytetar në Vushtrri, i cili në një video të publikuar në rrjete sociale shihej se në lëvizje kishte lejuar daljen e pasagjerëve në dritare të veturës.

Policia ka njoftuar se është identifikuar personi dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

“Përmes njësive përkatëse janë ndërmarrë veprime policore për identifikimin e kundërvajtësit dhe ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor”, ka njoftuar Policia.

Policia ka falënderuar mediat për bashkëpunim dhe sensibilizim në parandalimin e kundërvajtjeve në trafikun rrugor.