Gjobitet qytetari që tejkaloi në vijë të plotë

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar gjobitjen e ngasësve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit. Gjobitjet po bëhen pas raportimit të qytetarëve në rrjetet sociale.

Policia e Ferizajt ka gjobitur sot me 150 euro një vozitës që ka tejkaluar në vijë të plotë  në aksin rrugor Shtime-Ferizaj.

Policia ka njoftuar se atë e ka dënuar pasi që qytetarët e kanë dërguar një fotografi të tejkalimit të tij.

Vozitësit po ashtu i janë shënuar 2 pikë negative përveç dënimit me gjobë.

“Policia, sot e ftoi qytetarin SH.E (M/SH/K) 25 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka inkurajuar qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Vozitësit gjobiten përmes fotografive që qytetarët ua dërgojnë policëve

.